Dhjetë shqiptar dhe dy italianë kanë rënë në prangat e polciisë italiane për trafikim droge.

 

Mediat e huaja bëjën me dije se të arrestuarit trafikonin drogë në Itali, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë.

 

Mësohet se që prej vitit 2020 deri në 2022 janë trafikuar rreth 700 kilogramë kokainë dhe marijuanë me të ardhura rreth 35 milionë euro.

 

Banda e shqiptarëve e trafikonte drogën në rajonin Merche, me qendër dhe bazë interesi në Civitanova dhe në Porto Sant’Elpidio e në pas në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë.. Nga operacioni policor “Lojë e dyfishtë” i autoriteteve të Ankonas në Itali, është bërë i mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë:

 

38-vjeçari Klenis Qevani

46-vjeçari Etmont Qevani

37-vjeçari Erjon Arkaxhiu

44-vjeçari Roland Hysollari

41-vjeçari Sokol Sallaku

27-vjeçari Elidon Shkalla

28-vjeçari Geri Skilja

48-vjeçari Arjan Ndoka

31-vjeçari Renato Qevani

38-vjeçari Kleon Mema, të gjithë me banim në Itali si dhe dy shtetas të tjerë italianë, Ferdinando dhe Bongiovanni.