Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me René van der Linden, President i Nderit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

 

Balla vlerësoi figurën e René van der Linden, si dhe theksoi rolin e tij si një mik i shkëlqyer i vendit tonë.

 

“Gjithmonë një kënaqësi të takohem me Presidentin e Nderit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës René van der Linden. Me një përvojë shumë të gjatë parlamentare, me një kontribut të spikatur qoftë si anëtar, raportues dhe më pas në drejtimin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së gjatë viteve 2005-2008, René van der Linden ka qenë dhe mbetet një mik i shkëlqyer i Shqipërisë”, shtoi ai.