Që pas shpërthimit final të krizës në Partinë Dermokratike në 9 shtator të 2021, ditën që Berisha vendosi të rrëzojë Bashën nga karrigia e kryetarit, cfarë nuk na kanë dëgjuar veshët.

Që pas shpërthimit final të krizës në Partinë Dermokratike në 9 shtator të 2021, ditën që Berisha vendosi të rrëzojë Bashën nga karrigia e kryetarit, cfarë nuk na kanë dëgjuar veshët. Berisha për të karikuar mbështetësit e vet që deri në 8 shtator të “merrnin gjak në vetull” për Bashën, nisi një seri pishmanesh, e përgjërimesh për falje që një Zot e di si I kish mbajtur vec për vete! Biles edhe shumica e kritikëve të paepur të Bashës prej 2017, u “prekën” aq shumë saqë iu bashkuan Foltores ende pa u vendosur karriget në sallën e vogël të Rogner nga ku nisi dhe turi I ringjalljes. Natyrisht duke harruar që Berisha ishte mbështetja e Bashës nëpërmjet heshtjes dhe njerëzve të tij. Dhe natyrisht që përvec “besprerjes” ndaj babait shpirtëror, duhej dhe një arsye politike për të legjitimuar këtë tërmet të papritur.

 

Një reflektim medemek për tërë shtrembërimet dhe shkeljet e demokracisë në PD dhe tradhtitë e Bashës në bashkëpunim me armikun, Edi Ramën. Dhe fabula funksionoi tek mbështetësit e dëshpëruar nga 8 vite humbje. Ca nga dashuria e pakushtëzuar për Berishën e ca nga dëshira për një PD të reformuar. Por fakti është se deri ditën që shpalli rikthimin si kryetar, humori I zi I Berishës për një të ardhmë të ndritur funksionoi. Më pas, koha tregoi se të gjitha ishin përralla për tu kthyer aty ku ishin. Biles edhe me të njëjtët personazhe komikë që shisnin Bashën për George ëashingtonin deri në 25 prill, por që pas 9 shtatorit e mallkonin deri tek kushërinjtë e tij nga Tepelena!