Një stuhi me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë përfshiu dje Holandën duke ndaluar fluturimet në aeroportin ndërkombëtar ”Schiphol” dhe duke shkaktuar bllokime masive të trafikut, përfshirë raportime për kamionë që janë përmbysur nga era në autostrada.

 

Shërbimet hekurudhore u ndalën gradualisht në veri të vendit.

 

Autoritetet e transportit paralajmëruan për rrezikun e lëvizjeve në autostrada, ku tashmë ka pasur raporte për erëra të forta që kanë rrëzuar kamionët dhe pemët në disa korsi.

 

Shërbimi i motit kishte parashikuar një shpejtësi të erës nga 100 deri në 120 kilometra në orë, duke lëshuar alarmin e kuq në veri.

 

Gjithashtu, u pezullua trafiku i trenave për në qendër.

 

“Trafiku ajror do të jetë i kufizuar midis orës 09:00-16:00”, thanë burime nga aeroporti.

 

Disa fluturime në mbërritje dhe nisje janë anuluar ose vonuar.