Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e sotme në Mal të Zi ku u prit nga  paradite në Sarajevë, ku u prit në takim nga Kryeministri i Republikës së Malit të Zi Dritan Abazović.

 

Më pas të dy kryeministrat do të japin edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Turi i takimeve do të vijojë me takimin me presidenti e Malit të Zi Jakov Milatoviç.

 

Më herët sot kryeministri Rama ishte në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku u prit në takim nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, me të cilën dha edhe një konferencë të përbashkët për shtyp dhe nga presidenti i Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović.

 

Dje, kryeministri Rama vizitoi Shkupin dhe Prishtinën.

 

Në Shkup, Rama u prit në takim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me të cilin dha edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Ndërsa dje pasdite në Prishtinë, ai u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, teksa kryeministri Albin Kurti e refuzoi ftesën për takim.

 

Kryeministri do të përmbyllë turin ballkanik me vizitën në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç.

 

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha nga Ulqini se, “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë.

 

Më 16 tetor të këtij viti, Tirana do të presë samitin e radhës të Procesit të Berlinit.