TEXT SIZE
AaAa
Tre persona humbën jetën tragjikisht të dielën në plazhin e Vilë-Bashtovës, në Kavajë. Babai dhe 2 djemtë e tij të mitur u mbytën teksa laheshin në det.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se kur ka ndodhur tragjedia, kanë marrë shërbimin e urgjencën në Rrogozhinë kur kanë bërë debat me shoferin e ambulancës pasi kjo e fundit ka mbërritur më tepër se gjysmë ore me vonesë.
I pyetur nga Euronews Albania, kreu u Urgjencës kombëtare, Skënder Brataj tha se nga thirrja deri në mbërritjen e ambulancës nga Rrogozhina “kanë kaluar vetëm 22 minuta”.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesditës së të dielës ku babai 50-vjeçar së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, nga Tirana kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det.