Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha tregoi arsyen se pse e duartrokiti fjalimin e Gazment Bardhit në Kuvend.

 

Ish-kryeministri tha se Bardhi i meritoi duartrokitjet pasi u tha shqiptarëve një të vërtetë të madhe.

 

Bardhi mbajti fjalën e tij gjatë seancës së posaçme ku u miratua heqja e imunitetit të Arben Ahmetaj, ndërsa Sali Berisha duartrokiti pas fjalimit të tij.

 

“Pse e duartrokita unë Bardhin? E mbylli fjalimin e tij me të vërtetën më të madhe të kësaj afere. U tha shqiptarëve, ndonëse jo me këto terma, por ekzakt, sipërmarrja është e Edi Ramës. Duhet të budallepsësh çdo njeri, çdo institucion që të besosh se ndërmarrja është e Klodian Zotos. Bardhi e tha me qartësinë më të madhe meritonte duartrokitje të plota. I kam bërë me zemër”, tha Berisha.