Deputet i PL-së, Petrit Vasili është paraqitur në SPAK këtë të premte. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Vasili është thirrur për çështjen e lobimit të LSI-së në SHBA. 

 

Në materialin kallëzues thuhej se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2016 dhe vetëm me shoqërinë GSIS, kanë shpenzuar rreth 150 mijë USD për të siguruar takime në SHBA. Nga ana tjetër, LSI-ja gjatë gjithë vitit 2016, ka deklaruar 11 720 552 lekë shpenzime për këshillim. Kontratat e lobimit nxjerrin zbuluar katër të lartpërmendurit në fshehje pasurie dhe pastrim parash.