SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn. Interpoli dhe institucionet e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare janë njoftuar.

 

Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Posaçme.

 

Ndaj ish zv.kryeministrit, SPAK ka ngritur akuzë për tre vepra penale. Ai akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.

 

Kuvendi i Shqipërisë i hapi më 14 korrik 2023 rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

 

Në seancën e posaçme plenare, 117 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt, duke i hequr kështu imunitetin e deputetit.