491 bimë kanabis janë djegur nga policia në Librazhd, në kuadër të një operacioni gjatë së cilit më herët janë asgjësuar 672 fidanë të tjerë. 1.163 fidanë në total janë djegur.

 

2 shtetas që akuzohen për kultivimin e lëndës narkotike janë shpallur në kërkim.

 

Njoftimi i policisë:

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, të pajisura me dronë, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Si rezultat, u finalizua faza e 3-të e operacionit policor antikanabis të koduar “Çereshta”, si rezultat i së cilës, në një zonë të shpyllëzuar, në territorin e fshatit Rinas, njësia administrative Orenjë, janë gjetur dhe asgjësuar nëpërmjet djegies 491 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

 

Me bimët e sekuestruara në këtë fazë shkon në 1 163 numri total i bimëve dhe i fidanëve narkotikë cannabis sativa të gjetura dhe të sekuestruara gjatë këtij operacioni.

 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike të gjetura gjatë fazës së tretë, si dhe për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim më parë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.