Një 52-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën në Itali, pasi pasi u mbyt në ujërat e lumit Oglio, në provincën e Orziuonvi.

 

Agron Gjyla, 52-vjeç, humbi jetën në sy të miqve dhe familjarëve me të cilët kishte shkuar në breg të lumit për një piknik në zonën e Pedrerës.

 

52-vjeçari vendosi që pas drekës me familjarët të bënte një zhytje për t’u freskuar në lumë, duke kaluar urën e rrugës Provinciale dhe duke shkuar në bregun e Soncino.

 

Mediat italiane shkruajnë se menjëherë pasi u fut në ujërat e lumit, 52-vjeçari u zhyt dhe nuk doli më.

 

Të afërmit nxituan menjëherë të viheshin në ndihmë të 52-vjeçarit, duke mundur ta nxirrnin në breg.

 

Pavarësisht manovrave për ta kthyer në jetë dhe mbërritjes së helikopterit të urgjencës, shqiptari ndërroi jetë në ambientet e spitalit.