Ish Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaron se ndryshimi i sekretariatit të PS vjen si nevojë e rifreskimit të kësaj force politike edhe në kuadër të zgjedhjeve të reja për kryetarë partie në të gjitha bashkitë e vendit.

 

Gjatë një deklarate për mediat nga selia rozë, Gjiknuri, duke lënë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosit, kujtoi edhe njëherë se PS edhe pas fitores së vitit 2021, rifreskoi organet drejtuese të saj.

 

“Ja dorëzoi detyrën një kolegu shumë të nderuar. Dua të kujtoi se edhe pas vitit 2021, Partia Socialiste pavarësisht fitores bëri një riorganizim. Kjo parti pavarësisht fitores kërkon të reflektojë për gjërat që mund të bëjë më mirë. Pra, rezultati i vitit 2021 ishte një rezultat historikë, por sërish PS bëri një rifreskim të kryesisë së saj dhe sekretariatit të partisë”, tha Gjiknuri.

 

“Gjatë punës sime gjatë këtyre di viteve ishte një proçes intensive riorganizimi dhe mjaft efikase nga pikëpamja e rezultatit elektoralë. Gjatë zgjedhjeve të fundit arritëm një rezultat historikë, fituam 53 bashki. Dhe njëkohësisht partia i’u nënshtrua një riorganizimi për zgjedhjen e kryetareve të partisë, e shtrirë në çdo bashki të vendit, duke e bërë atë një organizatë permanente, jo vetëm elektorale, por një strukturë të mirëfilltë, për të qenë një bazë e mirë, pavarësisht nga lidershipi i PS”, shtoi Gjiknuri.

 

“Partia ka nisur një proçes analize për sa i përket rezultatit. Në sajë të kësaj i gjithë sekretariati ofroi dorëheqjen, i’u mundësua dorëheqja në reflektim të rezultatit dhe të riorganizimit të partisë. Në shtator do kemi dhe një proçes zgjedhje të në organizatave të partisë në të gjethe Shqipërinë, mendoj se është ekipi i ri drejtues i sekretariatit ta ndjek këtë proçesi. Kjo do ta bëjë edhe më efikase si organizatë PS. Organizatat nxjerrin konkluzione edhe kur marrin fitore, në raport me objektivat. Do të dijë ta çoj në një stad tjetër përgatitjen, organizimin e partisë, edhe në funksion të betejës së ardhshme elektorale”, përfundoi Gjiknuri