Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e Luljeta Prezës, 32 vjeçares e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit në Durrës.

 

Sipas dëshmive që i janë dhënë grupit hetimor, nga 3 vajzat që kanë parë ngjarjen bëjnë me dije se sherri ka qenë për 2 mijë lekë. Reporttv thitë se dy autorët ia kanë kërkuar 32-vjeçares për të blerë ushqime por ka refuzuar. Në fillim e kanë goditur me grushte dhe më pas e kanë qëlluar me thikë e kanë ikur.

 

Tre vajzat mes tyre dhe një 15-vjeçare do të hetohen në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

 

Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçarja është konfliktuar me dy autorët për motive të dobëta pasi kishin konsumuar lëndë narkotike kokainë së bashku.

 

Gjatë pasdites së djeshme policia mori në pyetje mbi 25 persona të cilët kishin njohje me viktimën si dhe me personat që ajo qëndronte më shumë.

 

Burime nga policia bëjnë të ditur se janë siguruar dëshmi të cilat janë marrë me regjistrim me kamera dhe që vërtetojnë se Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari janë autorësinë e krimit.

 

Ndërkohë dy të arrestuarit Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, kanë mohuar akuzat.