Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

 

 

Në seancën e mbajtur për zëvendësimin e masës së sigurisë, avokatët e tij kërkuan masë më të lehtë sigurie, por GJKKO e ka hedhur poshtë.

 

GJKKO-së iu kërkua zëvendësimi i arrestit me burg me një masë tjetër në liri, për t’i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Himarës.

 

Ai mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.