Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon SPAK se ka administruar ish-ministrin e Brendshëm, Ilir Beqajn në çështjen e sterilizimit.

 

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha kujtoi zjarrin në arkivin e ministrisë së Shëndetësisë, që sipas tij është organizuar nga vetë Beqaj për të zhdukur dokumentet.

 

“A ju kujtohet zjarri në arkivin e ministrisë Shëndetësisë? Beqja e organizoi zjarrin për të zhdukur dokumentet. Tani është koha të veprojmë. Afera të tjera më të mëdha janë në horizonte, Durrësi, Butrinit etj. Ne duhet që këtë sesion cdo ditë ta shndërrojmë në një shesh betejë për të bërë transparencë të plotë të këtyre vjedhjeve, për të denoncuar. Ky parlament nuk ka bazë ligjore. Në 2021, tre ditë prapa të gjithë kemi qenë të bindur se zgjedhjet u vodhën. Parlamenti nis punimet me aleancë të re, aleanca Rama- Doshi- Brava është aleancë krimi që do të përfundojë së bashku me regjimin e krimit”, tha Berisha.