Ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

 

Vendimi i PS-së është njoftuar gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit që hapi dhe sesionin e ri parlamentar.

 

Vendimi për Çuçin si kryetar i grupit parlamentar të PS-së u mor nga Asambleja e Partisë Socialiste e mbajtur në korrik dhe sot ai ka marrë miratimin e deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar.