Në konferencën e përbashkët me homologen e Kosovës, Presidenti Bajram Begaj tha se Shqipëria mbështet aspiratat e Prishtinës për integrimin euroatlantik.

 

 

Begaj theksoi se të dy vendet janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon.

 

 

“Gjatë takimit theksova mbështetjen e Kosovës nga Shqipëria. Turizmi mbetet kontribut i rëndësishëm për ekonominë e të dy shteteve, dhe për këtë institucionet duhet të bëjë më shumë.

 

Kosova dhe Shqipëria janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon. Është i nevojshëm një koordinim i punës mes institucioneve për njohjen e Kosovës. Në fokus do jenë çështjet e njohjes së Kosovës në OKB. Liberalizimi i vizave nga BE, veprim i vonuar por me shumë rëndësi praktike por edhe morale. Shqipëria mbështet fuqishëm aspiratat e Kosovës për integrim Euroatlantik. E drejtë legjitime dhe sovrane e Kosovës për të transformuar forcat e saj të sigurisë në forca të armatosura. Duhet një koordinim e bashkëpunimi më i ngushtë për të avancuar dhe dhënë mbështetje çështjeve kombëtare”, tha presidenti.

 

“Kam shprehur dhe kërkuar gjithmonë njohjen e Kosovës. Kjo nuk është domosdoshmëri vetëm për Kosovën, por është dhe për Ballkanin. Është faktor për paqen dhe stabilitetin. E kemi për detyrë që të mbështesim Kosovën dhe të kërkojmë njohje të reja të saj”, tha ndër të tjera ai.