Betohet përpara Presidentit të Republikës gjyqtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Ceremonia u zhvillua në Presidencë.

 

 

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj nga Gjykata e Lartë, gjyqtarja Holta Zaçaj bëri betimin mbi Kushtetutës, duke thënë se; “Gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”

 

Presidenti Begaj i uroi suksese zonjës Holta Zaçaj në detyrën e re.