Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka reaguar sot nga foltorja e Kuvendit mbi ndryshimet në kabinetin qeveritar.

 

Gjatë fjalës së saj në Parlament, Zhupa tha se qeveria Rama emëroi dhe shkarkoi ministra, që sipas saj ndërrojnë vetëm kostumin, por i bashkon korrupsioni.

 

Mes të tjerash ajo hedh akuza të forta për Ogerta Manastirliun ministren e Arsimit, e cila thekson se në vend që “qeveria ta çonte në SPAK, e promovon dhe e çon në krye të ministrisë së Arsimit”.

 

“E nisët me emërime dhe shkarkime ministrash që në fakt ndryshon vetëm veshja, por jo korrupsioni dhe stili i paligjshëm i emërimit të tyre.

 

Kulmi nuk është Mete, por Ogerta Manastirliu. Si mundet kjo qeveri që zonjën ‘abuzimi’ siç thonë mesazhet që më vinin dje thoshin zonja ‘vrastare’, por unë nuk e përdor, por zonja ‘abuzimi’ është 100% e vërtetë sepse e thonë dhe kontrollet e KLSH.

 

Në vend ta çonit në SPAK e bëtë ministre arsimi, për të shkatërruar arsimin. Një ministre që nuk thotë dot një sukses në krye të ministrisë së shëndetësisë, e promovoni”, tha ajo.