Në Presidencën e Shqipërisë është zhvilluar sot ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, duke marrë zyrtarisht detyrën.

Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se presidenti Bajram Begaj u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit, "duke iu uruar suksese në detyrën e tyre".

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 15 janar ndryshimet në kabinetin qeveritar të Shqipërisë, në seancën e hapjes së sesionit ri të legjislaturës së dhjetë.

Ervin Mete i cili më parë ka mbajtur postin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, është emëruar në detyrën e ministrit të Financave.

Blendi Gonxhja është emëruar ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ministri e krijuar sipas propozimeve të fundit të kryeministrit Edi Rama.

Gonxhja ka mbajtur më parë postin e Drejtorit të Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë (DPSHTRR) dhe poste të tjera.

Ndërkohë, në postin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin është emëruar Adea Pirdeni, e cila më parë ka mbajtur postin e zv/ministres së Drejtësisë./aa