Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi të enjten marrëveshjen me Francën dhe Komisionin Europian për programin INTERREG.
Marrëveshja synon promovimin e rritjes ekonomike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në zonën e Adriatikut Jugor.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi bëri të ditur se kjo marrëveshje vjen me katër objektiva kryesore, forcimin e ekonomisë së qëndrueshme novatore, mbrojtjen, restaurimin dhe vlerësimin e mjedisit natyror dhe të trashëgimisë, promovimin e hapësirave të jetesës së gjelbër dhe forcimin e turizmit të qëndrueshëm.
Po ashtu komisioni miratoi marrëveshjen e financimit mes me Komisionin Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2021-2027.
Programi INTERREG EURO-MED është program i bashkëpunimit territorial evropian në nivel ndërshtetëror. Misioni i programit është të gjejë, të transferojë dhe të zbatojë zgjidhje për problemet e identifikuara si prioritete në fushat e novacionit, ekonomisë dhe mjedisit./ata