Në mbledhjen e 17 të tij, Komitetit Stabilizimit në Parlamentin Europian, miratoi rekomandimet për Shqipërinë.
Në Rezolutën e PE me rekomandime, drejtuar Këshillit të Stabilizim-Asociimit dhe institucioneve të Shqipërisë dhe të BE-së, teksa përgëzohet angazhimi për avancimin e procesi integrues, tërhiqet vëmendja për disa çështje të rëndësishme politike, siç është ngërçi në Reformën Zgjedhore.
“Thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse; bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës”
Në rekomandime thuhet se Komiteti i Stabilizimit në PE, përgëzon përpjekjet e Shqipërisë për të dalë nga lista gri, e pastrimit të parave, ndërsa thekson rezultatet e arritura në Reformën në Drejtësi.
“Përgëzon përpjekjet e rëndësishme të Shqipërisë në rritjen e masave të saj kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit, të cilat rezultuan në heqjen e vendit nga "Lista Gri"
Përgjatë mbledhjes të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri I pranishëm ishte edhe ministri I Jashtëm Igli Hasani, që vlerësoi mbështetjen institucionale që Parlamenti Evropian ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite.
Kërkesës së Komitetit, grekut Kefalogiannis për shpjegime për ccështjen Beleri Kryediplomati shqiptar iu përgjigj se kjo nuk është ccështje evropiane por e drejtësisë shqiptare.
Hasani shqiptar u ndal edhe tek zhvillimet e fundit në lidhje me implikimet që ka sjellë agresioni rus ndaj Ukrainës për sigurinë në Evropë dhe natyrisht edhe për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila, siç theksoi ai, mbetet shqetësuese.
Në Rezolutën e PE për Shqipërinë, evidentohet kryesisht këto çështje kryesore:
"-Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës.
-Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.
-Evidentohet se Ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare u miratua pa konsensus.
-Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri.
-Shpreh keqardhjen që pavarësisht krijimit të komitetit ad hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.
-Thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse.
-Bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët në adresimin e plotë të kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor.
-Bën thirrje për shmangien e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, dhe të eleminohet korporatizmi.
-Bën thirrje që të sigurohet që procedurat dhe vendimet gjyqësore të mbahen sipas standardeve të qëndrueshme, pa standarde të dyfishta.
-Theksojmë nevojën për miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve të nevojshme në ligjet e reformës në drejtësi. Këto reforma janë thelbësore për një gjyqësor të pavarur që u përmbahet praktikave më të mira ndërkombëtare, duke garantuar drejtësi, paanshmëri dhe efikasitet.
-Në kuadër të Procesit të Berlinit, thekson rëndësinë e zbatimit të reformave të nevojshme për përthithjen efektive të fondeve, duke përforcuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.
-Shpreh shqetësimin se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar.
-U kërkon institucioneve shqiptare të intensifikojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin, duke theksuar nevojën për veprime efektive dhe të vazhdueshme, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë.
-Mirëpret ndryshimet e ligjit specifik për Rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Evropian, duke kërkuar që ti ofrohen mundësitë opozitës, të përfshihen plotësisht në procesin e integrimit evropian.
-Thekson nevojën për të mbrojtur gazetarët nga pengesat ligjore dhe institucionale.
-Kërkon veprime për të siguruar një mjedis të sigurt për gazetarët, duke mbështetur një peizazh mediatik të lirë dhe të drejtë, thelbësor për forcimin e demokracisë në Shqipëri.
-Thekson rëndësinë e ruajtjes së rajoneve të mbrojtura mjedisore dhe turizmin e qëndrueshëm, duke avokuar për zhvillim që balancon rritjen ekonomike me ruajtjen ekologjike".