jykata Kushtetuese ka pranuar padinë e depozituar nga Partia Demokratike për ligjin për Akademinë e Shkencave.

Lajmin e bëri të ditur deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cila u shpreh në rrjetet sociale se Gjykata do zhvillojë seancë plenare publike, pasi palët ftohen të dërgojnë parashtrimet e tyre brenda datës 14 korrik.

Zhupa e cilësoi ligjin antikushtetues. Sipas saj, është një ligj i miratuar në shkelje të plotë të procedurave parlamentare duke nëpërkëmbur pushtetin legjislativ dhe duke shkelur kushtetutën e vendit që konsideron me efekt nul ato vendimmarrje të Kuvendit që janë marrë pa ndjekur procedurën.

“Gjithashtu ligji nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjeç mund të zgjidhen ose asnjëri. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjeç bëhen emeritus ose asnjëri. Nuk mundet të ketë përcaktime ligjore “të gjithë përveç njërit” pikërisht kryetarit për të cilin qepet ligji me porosi”, u shpreh Zhupa./ata