Kryeministri Edi Rama përcolli sot përmes rrjeteve sociale pamje nga kantieri ku po ndërtohet kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modelit “West Point”.

Rama shkruan se kampusi i ri sipas modelit “West Point”, do të ketë standardet më të larta akademike. Sipas tij, ky model do të sigurojë mjediset dhe infrastrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve.

“Kantieri i kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modelit “West Point” që njihet për standardet e larta akademike, që do të sigurojë mjediset dhe infrastrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve mbi fusha të ndryshme të shkencave ushtarake”, shkruan Rama.

Kampusi i ri është i vendosur pranë “Bunk’art”, në një sipërfaqe rreth 40 mijë metra katrorë./ata