Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil shqiptar (AAC) organizuan në Tiranë kursin e plotë Government Safety Inspector – Personnel Licensing Course (ICAO GSI PEL).

12 inspektorë të sigurisë, nga Drejtoria e Trajnimit dhe Licencimit të Personelit, Drejtoria e Navigimit Ajror dhe Drejtoria e Standardeve të Fluturimit, nëpërmjet konceptit “trajnim bazuar në kompetencë”, konsoliduan dhe standardizuan njohuritë mbi aneksin 1 të ICAO-s në lidhje me certifikimin dhe mbikëqyrjen e personelit ajror, pilotë, kontrollorë të trafikut ajror, anëtarë të ekuipazhit të kabinës dhe inxhinierë të mirëmbajtjes së avionëve.

AAC thotë se po rrit në mënyrë të vazhdueshme kompetencën dhe numrin e inspektorëve për t’i paraprirë ndryshimeve në industrinë e aviacionit civil./ata