Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, preti në një takim përfaqësuesin e ri të UNICEF-it në Shqipëri, Murat Ṣahin.
Manja bëri të ditur se, gjatë takimit u diskutua për përparimet dhe sfidat në zbatimin e kuadrit normativ të drejtësisë miqësore për fëmijët mbrojtjen e tyre nga krimi.
Gjithashtu, vijoi Manja, në zbatimin e kuadrit normativ të drejtësisë miqësore për fëmijët përfshihet edhe mbrojtja në hapësirën virtuale dhe bashkëpunimi për ndërgjegjësimin e mbarë shoqërisë për mbrojtjen dhe përkrahjen e viktimave të krimit./ata