Kryeministri Edi Rama kërkoi sot gjatë mbledhjes së Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor një ndërveprim real midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Rama falënderoi Komitetin dhe u shpreh i lumtur që përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtarë të këtij komiteti.

Në fjalën e tij në këtë mbledhje, kryeministri Rama u shpreh se, “është vërtetë mirë, është shumë mirë dhe shpresoj që kjo të shërbejë si shembull kuraje e një të kuptuari strategjik dhe një ndërveprimi real midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

“Unë uroj fort që kjo të shërbejë për Brukselin më burokratik që të ecë më me guxim përpara dhe që në njëfarë mënyrë të kopjojë atë çfarë po bën ky Komiteti duke na përfshirë ne si anëtarë aktivë. Vetëm duke e bërë të qartë, që kur bëhet fjalë për të votuar, anëtarët tanë nuk votojnë. Por është në rregull. Pjesa reale, puna e mirëfilltë, komunikimi i mirëfilltë sidoqoftë ndodh. Kjo është ajo çfarë duam të shohim në Parlamentin Europian, kjo është ajo çfarë duam të shohim në KE, kjo është ajo çfarë duam të shohim në të gjitha korridoret e këtij kompleksi të jashtëzakonshëm industrial të burokracisë. Të shpresojmë që kjo gjë do të ndodhë”, tha Rama./ata