Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën të ditur se është vendosur skaneri për kontrollin e bagazheve në pikën doganore të Qafë Botës.

“Pas implementimit të projektit të rikonstruksionit, Pikës Doganore të Qafë Botës i është shtuar nga dita e sotme edhe një skaner me rreze X për kontrollin e bagazheve”, informoi DPD.

Vendosja e skanerit u mundësua nga projekti “Lëvizshmëria në Bregdetin Jonian – COMOBILON”, në kuadër të Programit Interreg IPA Cross-border Cooperation “Greqi – Shqipëri 2014-2020”, financuar nga Bashkimi Europian./ata