Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa u shpreh se “Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës”.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Sot, ne festojmë lirinë e sovranitetin e Kosovës, por edhe përulemi për përpjekjet dhe sakrificat e jashtëzakonshme të vëllezërve e motrave tanë për një Kosovë demokratike, të sigurt e të begatë”, u shpreh ministri Hasani.
Ai siguroi se “Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare”./ata