kipi shqiptar ka arritur të fitojë 3 medalje argjendi në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, falë rezultateve fantastike të 2 peshëngritësve Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani.
Peshëngritësi Kristi Ramadani fitoi dy medalje argjendi në stilin e shtytjes dhe në dygarësh me 341 kg në total në peshën deri 81 kg, Bateria B.
Ndërsa Erkand Qerimaj fitoi medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes me 155 kg në peshën 81 kg, ndërsa në dygarësh u rendit në vendin e katërt me 335 kg, bëri të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar./ata