Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip ErdoÄŸan në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, e komplimentoi Shqipërinë që e përfundoi me sukses detyrën e saj si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022 -2023.

“Shqipëria do të japë një kontribut të rëndësishëm gjatë kryesisë së radhës që mori nga Turqia në Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik të Deti të Zi. Kam besim se Shqipëria do të kryej me sukses edhe kryesinë e radhës në Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore që do ta marrë këtë kryesi në muajin korrik të këtij viti”, u shpreh ai.

Erdogan tha se, “Turqia dhe Shqipëria janë dy vende që kanë kontribuar në vendosjen e paqes dhe stabilitetin në Ballkan dhe si dy aleate të NATO-s. Në periudhat në vijim do të vazhdojmë dialogun dhe bashkëpunimin tonë në lidhje me Ballkanin. Jemi të vendosur që të thellojmë edhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe ushtarake. Këtë e tregon edhe marrëveshja ushtarake kuadër që u nënshkrua pak më parë”.

Në takimin tonë, vijoi Erdogan, trajtuam edhe shtypjen izraelite në territoret e pushtuara palestineze dhe në Gazë duke na hapur përgjegjësitë e komunitetit ndërkombëtar për ndalimin e shtypjes së tiranisë së Izraelit që vazhdon prej 4 muajsh dhe garantimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë për vëllezërit tanë palestineze.

“Proceset që vazhdojnë si në kuadër të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ashtu edhe në OKB kanë treguar qartë qëndrimin tonë të drejtë në këtë çështje. Edhe Shqipëria me qëndrimin e saj në votimin që u mbajt në këshillin e sigurimit të OKB-së që u mbajt në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka zënë vend në anën e drejtë të historisë. Kjo është shumë e rëndësishme, shumë e çmuar ky sovranitet që është shfaqur nga ana e Shqipërisë”, u shpreh Erdogan.

Presidenti turk tha se, me mikun e tij Rama, do t’i vazhdojnë kontaktet edhe në kuadër të iniciativave që do të ndërmerren në proceset e ardhshme, teksa shprehu bindjen se, ashtu si deri më sot, edhe këtej e tutje Turqia do të vazhdoj t’i qëndroj pranë popullit shqiptar.

“Pjesë e agjendës sonë ishte dhe pastrimi i mbetjeve në Shqipëri e cila vazhdon aktivitetet e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që kjo t’ia arrijë objektivat e saj dhe po ashtu ne shikojmë që edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Në kuadër të mirëkuptimit, lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë dhe falënderoj për kontributin që ka dhënë fondacioni turk Maarif që vazhdon aktivitetin e arsimit në Shqipëri. Ne kemi bindjen se kjo mbështetje, ky kontribut do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Erdogan./ata