Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro deklaroi se ka pasur shumë konsultime për ligjin për zonat e mbrojtura. Ajo tha se qeveria është marrë shumë gjatë më ketë ligj.

Ligji u miratuar sot me 74 vota pro nga mazhoranca dhe 3 nga PDIU.

“Ligji i zonave të mbrojtura vjen në Parlament si nisëm deputetësh por mori spunto nga kërkesat e kryetarëve të bashkive.

Ka pasur shumë konsultime publike dhe takime me shoqërinë civile, zyrtare apo jo.
Ka disa vija të kuqe që nuk preken pasi prekin thelbin e ndryshimeve.

Direktivat e BE që i kemi raportuar në qershor ku morëm komplimente për punën e bërë në mbrojtje të diversitetit”, tha ajo.