Shtimi i ATM-ve me funksion depozitimin e parasë është një zhvillim i rëndësishëm i teknologjisë për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve bankare dhe për shkurtimin e kohës së marrjes së tyre nga publiku.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, sot 40 % e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend, krahas tërheqjes ofrojnë edhe shërbimin e depozitimit të parasë fizike (cash).
Referuar statistikave, numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash në fund të vitit 2023 arriti në 370, me rritje prej 21 % krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa depozitimet automatike të parasë cash në bankomate u rritën për të gjashtin vit radhazi në 2023-shin. Vitin e kaluar u kryen 769 mijë depozitime cash në ATM, në rritje me 34 % krahasuar me vitin 2022.
Ndërsa vlera totale e depozitimeve arriti në 38 miliardë lekë, me rritje prej 27 % krahasuar me një vit më parë./ata