Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom.

Ministri Hasani ndodhet në Nju-Delhi, Indi, për të marrë pjesë në edicionin e 9-të të “Raisina Dialogue”, një ndër konferencat më kryesore të Indisë, mbi gjeopolitikën dhe ekonominë.

Gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të kësaj konference, të dy homologët biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet aktuale dhe bashkëpunimin në avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Ministri Hasani ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe bashkëpunimin në forumet ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë./ata