Anxhela Maxhari tashmë prej dy vitesh është pjesë e stafit të bashkisë Pogradec.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale historinë e Anxhelës, teksa theksoi se ajo është një shembull frymëzimi për personat me aftësi ndryshe dhe dëshmi për të gjithë se asgjë nuk është e pamundur.

“Një vajzë me kurajë dhe besim për t’u riintegruar në shoqëri, por edhe plot shpresë, për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e saj”, u shpreh Koçiu.

“Shpresa, – thotë Anxhela, – është një burim i madh i fuqisë dhe motivimit për personat me aftësi ndryshe”.

Qeveria dhe MSHMS do të vijojnë t’u ofrojnë mbështetje financiare, trajnime profesionale, rritje në cilësinë e shërbimit ndaj kësaj kategorie si dhe integrimin e tyre me të drejta të barabarta në tregun e punës./ata