Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte pjesë e diskutimit të raportit mbi situatën në Parlament.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se integrimit duhet të jetë katalizatori reformave reale dhe domethënëse.
Tabaku ngre disa shqetësime që ajo thotë se duhen të adresohen si mungesa transparencës & llogaridhënies, mungesa e vendosjes si prioritet procesin e integrimit, ligjet që miratohen në shkelje të MSA dhe ligjet me porosi!
"Kënaqësi të isha pjesë e diskutimit të raportit mbi situatën në Parlament. Me rëndësi të adresohen:
mungesa transparencës & llogaridhënies mungesa e vendosjes si prioritet procesin e integrimit ligjet që miratohen në shkelje të MSA.
Procesi integrimit duhet të jetë katalizatori reformave reale dhe domethënëse. Nuk ka integrim pa transparencë, llogaridhënie, reforma integruese dhe ligje me porosi! Koha të ndërtojmë një Shqipëri për qytetarët!", shprehet ligjvënësja demokrate, Jorida Tabaku.