“Si i la qeveria “rrugët pa rrugë”?

Kjo është deklarata e shkëputur e kryeministrit Rama menjëherë pas ardhjes në pushtet. Por fati i mosmbylljes së projekteve të prezantuara, duket e vetmja që lidh dy kohët e qeverive, të majta e të djathta. Ndërkohë që rrugët, “nga rrugëve” nuk duken askund. Madje edhe kur inaugurohen, mbyllen e rimbyllen sërish, duke mos përfunduar asnjëherë në afat. Eksperti i Ekonomisë, Eduart Gjokutaj, që ka kryer një studim lidhur me kohëzgjatjen e  realizimit të projekteve të rrugëve, shprehet për Vetting se asnjë nga rrugët nuk ka përfunduar në kohën e llogaritur në fillim të projektit.

“Nuk janë depozituar në kohë  dhe kanë krijuar problematikat e tyre, por përgjegjësia e  Autoriteteve Shqiptare të Rrugët në përgjithësi e tejkalojnë mundësin e buxhetit disa herë. Është edhe elementi i abuzimeve për mos kryerjen në kohë të kontraktimeve”- thekson Eduart Gjokutaj.

Por me mosrealizimin e rrugëve nuk janë shkelur vetëm premtimet për afatet. “Rrugëve” kanë mbetur edhe shumë nga paratë e akorduara nga buxheti apo nga grantet e BE-së. Më i ndëshkuari prej projekteve në 30 vitet e fundit padyshim që mbetet ai që njihet që nga viti 1994 si “Korridori 8”- një korridor që lidh Ballkanin në aksin Perëndim-Lindje, ku vihet një urë komunikimi mes porteve të Adriatik-ut me ato të Detit të Zi.

 

Inxhinieri i ndërtimit, profesori Arben Meçe, njohës i këtij projekti që në fillesat e veta, tregon për Vetting rëndësinë e këtij aksi.

“Në planin historikë Korridori i 8 lidh bregdetin shqiptarë me Bullgarinë dhe pjesën Jugore të Rusisë me Stambollin dhe nëpërmjet saj behët lidhja me Azinë Veriore dhe kalojmë drejtë e në Europës qendrore pra Korridori i 8  garanton të 3 këto flukse pikërisht për këtë arsye është strategjik” u shpreh Meçe.

Çfarë po ndodh realisht me këtë korridor?

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin për studim projektimin e aksit rrugor Elbasan-Lekaj (pjesë e Korridorit VIII). Me një ofertë sa 91% e fondit limit, Evis Berberi njoftoi se fitues është bashkimi i operatorëve “PNI-2001” & “G & K” & “GeoENG” & “ABKONS”.

Me Administrator Arian Lako dhe objekt veprimtarie ndër të tjerash Projektime në fushën e arkitekturës dhe të ndërtimit.

Kompanitë ofruan 75 milionë lekë për këtë shërbim teksa do të kenë 22 muaj kohë për të zbatuar kontratën. Faqja që monitoron prokurimet publike ka sinjalizuar me flamur të kuq për shkak të skualifikimit të të gjithë kompanive në garë veç fituesit.

“Rruga pritet të ketë një gjatësi të përafërt rreth 40 km me pikënisje në lidhja me bypass-in e Elbasanit dhe pikën fundore në kryqëzimin në disnivel në Bishtin e Zhur ku do të kryqëzohet me korridorin Veri – Jug (Adriatik – Jon Korridori, segmenti Lekaj – Konjakët). Fillimi i projektit nis pranë Kombinatit Metalurgjik ose në “Landfill” thuhet në dokumente.

Projektimi dhe zgjerimi i rrugës nga Elbasani në Lekaj, me dalje në Rrogozhinë, krijon akses të mirëfilltë në Korridorin VIII, teksa lidhja do të jetë e dyfishtë edhe përmes Kashar-Lekaj. Në studimin e këtij objekti, qeveria nënvizon se konsulenti duhet të marrë në konsideratë jo më pak se tre variante.

Tenderi u dha por pa konkurrencë

ARRSH shpenzoi 740 mijë euro vetëm për studimin dhe projektimin e një rruge. Por ekspertët thonë se këto para mund të kurseheshin, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka kapacitetet teknike ta sistemojë projektin, pasi rruga e re, që pretendohet të projektohet, do të jetë sërish në gjurmët e së parës.

Ajo që ndryshon është vetëm pikënisja, që do të jetë bypass i Elbasanit. Sipas projekt-idesë që shoqëron dokumentet e tenderit, segmenti me gjatësi 40 km do të jetë “rrugë interurbane kategoria A”. Megjithatë, ARRSH-ja ka vendosur ta shesë atë që ekziston prej kohësh si një projekt të ri. Për këtë tender u paraqitën 6 oferta, por siç tregohet në dokumente, 5 prej tyre ishin përjashtuar që në fazën e parë të garës.

Kështu i është hapur rruga ofertës së paraqitur nga bashkimi operatorëve “PNI-2001” & “G & K” & “GeoENG” & “ABKONS”, me vlerë 760 milionë lekë. “ABKONS, që ishte në pronësi të Besnik Leskajt. Pra, u dhanë 740 mijë euro vetëm për të studiuar se ku do të kryhen punimet për një pjesë të aksit Elbasan – Lekaj, duke paguar vizatimin e zgjerimit të një rruge ekzistuese. Të gjitha studimet bazë (relievi, gjeologjike, hidrologjike, kadastrale, teknike) ekzistojnë që në kohën kur rruga u projektua dhe u financua me fondet e BE-se.

Edhe pse kishte oferta të tjera më ekonomike, kompania ia doli t’i merrte këto fonde për rrugën e njohur. Ndërkohë, siç tregohet në dokumentin më poshtë, për shkak të riskut të lartë të korrupsionit që përmban kjo procedurë, i shënuar me “Flamur të kuq”.

Open Data: Tenderat për korridorin 8 me indicie për korrupsion

Më nëntor 2022, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të hapte sagën e Korridorit VIII për zgjerimin e aksit “Elbasan-Qafë Thanë” me vlerë totale 105 milionë euro.

Por fondet për një nga projektet më të rëndësishëm në 3 dekada do të njolloseshin nga “gara pa garë”. Konkretisht më 9 nëntor 2022, kompania “ALB-BUILDING” shpk shpallet fituese e tenderit “Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë, (Faza 1)” me ofertë 2 miliardë e gjashtëqind e njëzet milionë lekë ose 26 milionë euro.

Disa muaj më pas, më qershor 2023, për fazën e dytë të zgjerimi të rrugës Elbasan- Qafë Thanë, ARRSH-ja do të shpallte fitues konsourciumin “4 A-M”, “ARKONSTUDIO”, “ELMAZAJ KONSTRUKSION” dhe “AGRI CONTRUCTION” shpk.

Një detaj interesant zbulohet nga dokumentat për të fituar tenderin, ku operatorët ekonomikë në një nga vitet 2019, 2020 dhe 2021, vlerën e xhiros për të paktën një nga vitet e kërkuara, duhet ta kenë jo më pak se 2 miliardë lekë. Por asnjëra nga kompanitë, as “ARKONSTUDIO”, as “ELMAZAJ KONSTRUKSION” dhe as “AGRI CONTRUCTION” shpk nuk kapin xhiron vjetore prej 2 miliardë lekësh ose 20 milionë euro për periudhën e kërkuar.

Por, ajo që dallohet një shkelje e hapur dhe absurde është një raport teknik i zbuluar nga gazetarët e Vetting, ku vetë ARRSH i komunikon firmës të mos kryejë disa nga punët e përcaktuara për mungesë fondesh.

Kjo kërkesë e faktuar nga “Vetting” ngre pikëpyetje si për shkeljet me fondet por edhe faktin se përse nuk po vendoset trashësia e nevojshme e asfaltit.

Theksojmë se për shkak te mungesës se financimeve te mjaftueshme, gjate zbatimit te punimeve te këtij segmenti (Faza II) nuk do te kryhen punimet për vendosjen e shtresës se asfalto-betonit 4cm ne rrugën kryesore. Ne degët e nyjes nuk do te kryhen punimet: Vendosja e shtresës se asfalto-betonit 4cm, binderit 6cm, konglomeratit 12cm, bordura dhe kune           ta. Punimet për ndërtimin e rrugëve sekondare nuk do te kryhen ne ketë faze. Keto punime do te kryhen ne një kohe sa me te shpejte, pasi te jene garantuar edhe financimet perkatese”

Në fund të vitit të kaluar, ARRSH-ja do të shpallte fitues të fazës së tretë për zgjerimin e rrugës “Elbasan- Qafë Thanë”, kompanitë “2 T” dhe ”HASTOÇI” me ofertë 2 miliardë e 537 milionë lekë ose 25 milionë euro.

Gara për këtë tender ka shfaqur indicie për favorizim të fituesit pasi të gjitha kompanitë konkurruese janë skualifikuar. Ekskluzivisht “Vetting” zbulon se të dyja kompanitë nuk plotësojnë kushtin për të fituar tenderin, duke iu referuar Dokumenteve Standarde të Tenderit.

Ndërkohë, tenderi për fazën e 4 për zgjerimin e këtij aksi, është fituar me ofertë fituese 2 miliardë e 500 milionë lekë ose 25 milionë euro nga kompania “A.N.K”, për të cilën SPAK-u ka nisur hetimet për tenderin e Ersekës.

Duke iu referuar Dokumentave Standarte të Tenderit, kjo kompani nuk arrin xhiron vjetore, duke u bazuar te të dhënat e Open Data Albania.

Por ngrihen pikëpyetje nëse kjo kompani duhet ta fitonte ose jo këtë tender?

 

Në total, deri tani ARRSH-ja ka tenderuar drejt kompanive 105 miliardë lekë ose 105 milionë euro. Nga këto fonde, 76 milion euro janë akorduar duke u skualifikuar të gjithë fituesit, për fazën 1, fazën 2 dhe fazën 3. Sipas Open Data Albania, këto tendera kanë indicie për korrupsion.