Grupimi i Rithemelimit të Partisë Demokratike reagoi sot me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

“Një ditë feste, por dhe proteste. Partia Demokratike është sot në krah të grave dhe vajzave, në çdo cep të Shqipërisë dhe në Diasporë, ku i ka detyruar qeverisja e Edi Ramës”, thuhet në njoftimin e Rithemelimit.

“Sot është ditë feste dhe Gëzuar! Por është edhe ditë proteste, për 19 gratë e vrara gjatë harkut kohor të një viti. Është ditë proteste, për nënat të cilave ua ka marrë emigrimi fëmijët, për vajzat që e kanë të pamundur arsimin cilësor. Për gjyshet me pensione të paindeksuara dhe barnat me çmime të papërballueshme. Për studentet që diplomohen dhe duhet ta dorëzojnë fatin e punësimit të tyre në duar patronazhistesh”, thuhet në njoftimin e Rithemelimit./ata