Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka mbështetur unanimisht raportin dhe rezolutën “E drejta e informimit në dokumentat historike”, të kryetares së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka.

Nga mbledhja e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Paris, Klotilda Bushka i shprehu mirënjohjen kolegëve dhe kryetarëve të delegacioneve të shteteve anëtare në Asamble për mbështetjen.

Pas votimit dhe miratimit unanim më parë në tetor 2023 dhe nga Komiteti i Çështjeve Ligjore të Asamblesë kjo rezolutë pritet të diskutohet e miratohet në Asamble në sesionin plenar të prillit në Strasburg.

Asambleja mbështeti gjithashtu bashkëpunimin midis shteteve dhe shoqërisë civile, duke nënvizuar rëndësinë që ka digjitalizimi i arkivave dhe nxiti bashkëpunimin ndërkombëtar për akses më të lehtë.

Asambleja theksoi nevojën për t’i dhënë përparësi të vërtetës historike, veçanërisht në rastet që përfshijnë regjimet autoritare të së shkuarës, ku janë cenuar liritë dhe të drejtat e njeriut./ata