Besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin nesër Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me anë të një mesazhi në rrjetet sociale u ka drejtuar një urim të gjithë besimtarëve për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

“Me nisjen e Muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës, adhurimit, bamirësisë dhe solidaritetit, ju uroj agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar plot dritë e paqe”, shprehet Veliaj./ata