Ka filluar montimi i veprës më të madhe të artit në Shqipëri, bën me dije sot bashkia e Shkodrës.

Skulptura monumentale, e quajtur “Çelësi Shqiptar”, krijuar nga Alfred Mirazh Miloti, fitues i Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, shpallur nga ish-Ministria e Kulturës, po vendoset në hyrjen e qytetit të Shkodrës.

Një vepër arti me një mesazh të fuqishëm dhe të qartë: mos të kemi më dyert e mbyllura, por të hapim shanset dhe të krijojmë mundësi për të gjithë në një mënyrë të barabartë.

“The Albanian Key”, inspirohet nga Shqiponja, simboli i hyjnisë së krijimit, të natyrës dhe lirisë. Në të gjitha rrafshet e kuptimit dhe të shpjegimit, prirem të besoj dhe të dëshmoj se asnjë zotërues i qiellit dhe lartësisë nuk e rrok lirinë në përmasat e saj më të hyjshme se sa shqiponja, asnjë forcë shprehëse nuk mund të ngjitet aq lart ku ky shpend mitik ndan qiellin dhe lirinë me malet dhe njerëzit. Rrjedhimisht kjo vepër ka këtë shprehi, këtë shpjegim, këtë zbërthim, edhe pse arti në vetvete është ajo çfarë më arsye dhe perceptim artistik arrin të konceptojë dhe të kuptojë gjithkush./ata