Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, duke folur për financimet e Bashkimit Europian me projekte në Shqipëri, tha se, “sivjet kemi 20-25 programe të financuar nga BE-ja”.
Mazniku theksoi se, “teksa i afrohemi BE-së do të kemi më shumë programe”.
Gjatë një interviste në “Top Story”, ai vuri në dukje se bashkitë që kanë arritur të marrin më tepër projekte, kanë pasur një zyrë menaxhimi të fokusuar tek përfundimi i tyre.
Sipas tij, Berati është qyteti që ka pasur më shumë projekte të financuara nga BE-ja. Më pas vjen Tirana, Përmeti, Gjirokastra, etj.
“Në numër projektesh e para është Berati më pas është Gjirokastra. Më pas vjen Shkodra, Elbasani. Fokusimi i bashkisë dhe punon në atë objektiv. Përmeti është një bashki e vogël dhe ka një numër të suksesshëm. Ka qenë një fokus i Përmetit, që ka pasur një zyrë që e ka menaxhuar mirë. 40 milionë euro ka qenë fondi i 2023-shit. Ne sot kemi të drejtën të aksesojmë 2 ose 3 programe të BE-së”, tha Mazniku.
“Ne kemi në 57 bashki, qendra ose zyra të fokusuara tek projektet e BE-së”, tha Mazniku./ata