Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë 2-mujorit të këtij viti arritën 22.7 miliardë lekë, ose 21 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Administrata Tatimore informon se rritja rekord e të ardhurave është shënuar në të gjithë zërat, pavarësisht se kontrollet në terren janë ulur në nivel historik, çka tregon konsolidim të sistemit në realizimin e treguesve të tij.

“Konkretisht, të ardhurat për muajin shkurt 2024 janë realizuar 24% ose 5.65 miliard lekë më shumë se shkurt 2023. Ndërsa krahasuar me 2-mujorin e vitit 2023, këtë 2-mujor 11.4 miliardë lekë ose 21 % më shumë”, njofton DPT në rrjetet sociale.