Një pjesë e urës Francis Scott Key në Baltimore, Maryland, u shemb në orët e para të ditës së sotme pasi një anije mallrash e goditi atë dhe disa automjete ranë në ujë.

Autoritetet thanë se po përpiqeshin të shpëtonin të paktën shtatë persona.

Anija e madhe goditi urën, pas çka anija mori flakë dhe u fundos.

Në një video të postuar në platformën X shihet se si përplasja bëri që disa automjete të binin në lumin Patapsco.

"Të gjitha korsitë janë të mbyllura në të dy drejtimet për shkak të një aksidenti në urën I-695 Key", njoftoi Departamenti i Transportit në Maryland.

Kryetari i Bashkisë Brandon M. Scott dhe ekzekutivi i qarkut Baltimore Johnny Olszewski Jr. njoftuan se personeli i emergjencës ishte në terren dhe përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar.

Disa automjete ndodheshin në urën "Francis Scott Key", e cila u hap në vitin 1977, në momentin e aksidentit./aa