Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi zhvilloi sot një takim në selinë e PS-së me përfaqësues të Bordit Këshillimor Ndërpartiak të Fondacionit “Westminster për Demokraci” (WFD).
Të pranishëm në këtë takim ishin Wendy Morton, deputete e parlamentit britanik për Partinë Konservatore, John Grogan, ish-deputet i Partisë Laburiste Britanike; Stephen Gethins ish-deputet i Partisë Kombëtare Skoceze; Chris Levick, drejtor për Europën dhe Azinë Qendrore, WFD Londër; Valbona Kuko, drejtore e WFD për Shqipërinë dhe përfaqësues nga Ambasada britanike në Tiranë.
Situata politike në Shqipëri, qeverisja vendore, riorganizimi i Partisë Socialiste, përgatitja për fitoren në zgjedhjet e vitit 2025, ishin në fokus të këtij takimi.
Po ashtu, në takim u diskutua mbi përfshirjen e të rinjve dhe grave e vajzave në familjen politike të PS-së si edhe rritjen e bashkëpunimit të PS-së me Fondacionin “Westminster për Demokraci” dhe partitë simotra europiane./ata