Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier po transformohet në një ndërtesë model për arsimin.

Edi Rama ndau sot pamje nga punimet për rindërtimin e kësaj shkolle, e cila me nisjen e vitit të ri shkollor do të ofrojë një mjedis me standarde evropiane për 815 nxënës dhe 44 mësues.

Me investimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit, kjo shkollë është një nga objektet arsimore që përfundojnë këtë vit, falë programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të qeverisë, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë./ata