Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit.

Presidenti Bajram Begaj në një postim në rrjetet sociale shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm.

“Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, theksoi Begaj.

Irani ka nisur mbrëmjen e djeshme një sulm me dronë nga brenda territorit të tij drejt Izraelit./ata