Shefi i agjencisë izraelite të spiunazhit (Mossad), David Barnea, i ka dhënë një vlerësim pozitiv mundësisë së një marrëveshjeje të shkëmbimit të pengjeve me Hamasin gjatë takimit të tij të fundit me ndërmjetësit në kryeqytetin Doha në Katar, por kryeministri Benjamin Netanyahu e ka hedhur poshtë atë.
Siç raporton transmetuesi izraelit "Channel 12" duke cituar burime të paidentifikuara, Barnea besonte se një marrëveshje me Hamasin është e mundur, por Netanyahu kundërshtoi detajet kur iu prezantuan.
Sipas kanalit, propozimi përfshin lirimin e 40 të burgosurve izraelitë në këmbim të kthimit të pakushtëzuar në shtëpitë e tyre të banorëve të qytetit Gaza që ndodhet pjesën veriore të enklavës palestineze.
Gjithashtu raportohet se Netanyahu e konsideroi propozimin "të dobët" nga perspektiva e Izraelit dhe urdhëroi përgatitjet për pushtimin e qytetit Rafah që ndodhet në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Sipas raportit, anëtarët e kabinetit të sigurisë izraelite, Benny Gantz dhe Gadi Eisenkot, po ashtu mbështetën qëndrimin e shefit të Mossad-it, por ata nuk e penguan kryeministrin izraelit të kundërshtonte dhe refuzonte marrëveshjen.
Një delegacion izraelit, i kryesuar nga Barnea, më 18 mars udhëtoi në Doha për bisedime mbi një shkëmbim pengjesh dhe një armëpushim në Rripin e Gazës.
Mediat izraelite thanë se negociatat me Hamasin nisën zyrtarisht me ardhjen e një delegacioni të kryesuar nga shefi i Mossad-it.
Nitzan Alon, përgjegjës për kapjet dhe personat e zhdukur ushtarakë izraelitë, ishte anëtar i delegacionit. Sipas mediave izraelite, bisedimet pritej të zgjasin rreth dy javë./aa