Gjykata e Lartë vendosi sot mospranimin e rekursit të depozituar nga Argita dhe Jamarbër Malltezi, mbi sekuestron e vendosur ndaj pasurive të tyre.
Argita dhe Jamarbër Malltezi çuan për rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e datës 24 nëntor 2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lirojë nga burgu më 21 nëntor 2023 Jamarbër Malltezin, duke zbutur masën nga “arrest në burg”, në “arrest në shtëpi”.
Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Malltezi urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë me të.
Kujtojmë se Jamarbër Malltezi, i cili më herët mbante postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike u arrestua më 21 tetor 2023, ndërsa ndodhej në aeroportin e Rinasit, pasi mbi të rëndon akuza korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Malltezi dyshohet se ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të 5 familjeve që ai ka përfaqësuar me prokurë dhe vetë ishte përfaqësues në këmbim të privatizimit, ku ka ndërtuar 17 kulla.
Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:
1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogari bankare në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë bankare në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë bankare në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë bankare në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.
8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.
9)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqja 71
10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,
11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.
12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë
13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.
14) Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit
15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.
16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
21)Truall dhe vilë (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në katin përdhe me sipërfaqe 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verandë me sipërfaqe 22.73 m2.
22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.
23) Masen 45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
24) Masën 100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
25) Masën 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi./ata