Anëtarët e familjeve të zyrtarëve të misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të Ukrainës mund të punësohen në vendin tonë.

Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen me qeverinë e Ukrainës.

“Me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për punësimin fitimprurës të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore”, thuhet në vendimin e qeverisë./ata